Një 28-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë.
A.R., 28-vjeç banues në Levan akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e detajeve të plota.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin A. R., 28 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.