Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B iu gjet edhe një mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb