Dy shtetase nga Kazakistani, M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, janë arrestuar pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej prej disa kohësh në ambientet e apartamentit. Gjatë operacionit policor u sekuestrua një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, si edhe 4 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.

Po ashtu, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb