Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ushtronte aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet Z. T., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb