3 persona kanë rënë në pranga nga blutë e Tiranës në pak orë.

D.A., 41 vjeç, L. B., 55 vjeç dhe G. K., 31 vjeç janë arrestuar teksa dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Teksa 3 të arrestuarit do të përballen me akuzën e dhunës, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb