TIRANË
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar për skandalin në Doganën shqiptare. Salianji shkruan se në një kohë që kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr edhe atë kacidhe mbështetjeje, që jepte për shtresat në nevojë.
Ai deklaron se ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve, të cilat përdoren nga krimi dhe vrasësit, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj të Doganës dhe qeveritarëve.
Për Salianjin, ky është standardi i Rilindjes me treziorierin e partisë Gent Gazhelin, i cili është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri.
POSTIMI I PLOTË
Babëzia e kësaj qeverie nuk ka limite. Në një kohë që kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr edhe atë kacidhe mbështetjeje, që jepte për shtresat në nevojë.
Ndërsa nga fronti i Doganave mësuam sot të tjera bëma. Ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve të cilat i klasifikon si mjete të dëmtuara. Zinxhiri është shumë i qartë; të fortët fusin makina luksoze me xhama të zinj pa doganë, të cilat përdoren nga krimi dhe vrasësit, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj të Doganës dhe qeveritarëve.
Por ky kut nuk zbatohet për qytetarët e thjeshtë, të cilët sorollaten nëpër dogana edhe për një çantë dhuratë që iu vjen nga të afërmit emigrantë.
Ky është standardi i Rilindjes me treziorierin e partisë Gent Gazhelin, i cili çuditërisht është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri.