Uthulla e mollës ka shumë vlera dhe është një aleat i çmuar për ata që duan të pastrojnë shtëpinë ka përdorur detergjente dhe produkte kimike.
Ndihmon gjithashtu në shëndetin tonë duke ulur kolesterolin dhe duke reduktuar prezencën e sheqernave në gjak, por gjithashtu është edhe një mik i bukurisë, për ata që duan të kurojnë lëkurën dhe flokët në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale. Gjithashtu uthulla e mollës jep një ndihmë të madhe për të kuruar aknet dhe infeksionet e vogla të lëkurës dhe i dhuron flokëve shkëlqim. Proverbi thotë që një mollë në ditë largon mjekun nga ty.
Edhe pse shkenca thotë që gjërat nuk janë pikërisht kështu, të gjithë bien dakord që fruti i mollës përmban substanca të shëndetshme, në mënyrë të veçantë kalcium, fosfor, magnezium, si dhe vitamina (në mënyrë të veçantë A dhe C) si dhe ka një efekt të madh disintoksikues.

Të njëjtat njëjtat vlera që gjenden në frut janë edhe në uthullën e mollës, mbi të gjitha në ato natyrore dhe bio. E holluar me ujë mund të përdoret edhe si tonik, por gjithashtu mund ti japë shkëlqim flokëve dhe të heqë yndyrën e tepërt prej tyre. Nuk është e këshillueshme të përdoret përpara daljes në diell.

Këshilla për lëkurën.
Hollojeni uthullën e mollës me ujë të ngrohtë, hidhini pak çaj jeshil dhe aloe vera. Përbërja mund të përdoret në lëkurë, duke u lyer me një pambuk në mëngjes dhe në darkë. Nëse keni puçrra dhe papastërti, lëkura lihet e lyer për 15 minuta dhe më pas shpëlahet.
Falë aftësive të saj antibakteriale dhe antivirale, uthulla e mollës është një përbërës natyror shumë i mirë kundër akneve. Ajo përmirëson oksigjenin ne epidermë dhe e mban të pastër.
Këshilla për flokët
Holloni 2 lugë gjelle uthull mollë biologjike në një tas me 250 ml ujë. Aplikojeni përbërjen në flokë pasi e keni larë me shampo, duke e hedhur mbi flokë dhe duke e masazhuar me delikatese.
Mbajeni për pak minuta dhe më pas shpëlajeni. Uthulla e mollës mund të ketë një erë të fortë e cila i reziston shpëlarjes, por zhduket sapo flokët thahen.
Gjithashtu stimulon rritjen e flokëve, lufton zbokthin, bilancon ph e flokëve dhe të lëkurës së kokës si dhe është një shkëlqyes shumë i mirë.
(da.xha/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: