Myrto Uzuni ishte shqetësimi i vetëm i Silvinjos në prag të ndeshjes kundër Letonisë. Sulmuesi kuqezi nuk ka qenë në kushte perfekte në këtë grumbullim duke u stërvitur shpesh i diferencuar për shkak të shqetësimeve muskulore.

Me Uzunin që nuk ofronte garanci fizike, trajneri dhe stafi i tij nuk dëshirojnë të rrezikojnë duke dërguar në tribunë “bomberin” e Austin.

Së bashku me Uzunin, sfidën me Letoninë edhe Kaçurri do ta ndjek nga tribuna e “Air Albania”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: