Largimi i gazetarëve të News24 nga forcat e shtetit është një pasqyrë e marrëdhënies së vështirë mes pushtetit dhe medias. 9 Gushti 2025. Ora 07:00 e mëngjesit.

Në zemër të kryeqytetit, një media kombëtare, më e madhja informative në vend, u mbyll dhunshëm nga shteti shqiptar, që aspiruon për t’u futur në Bashkimin Europian.

Gazetarët e News24 u nxorën jashtë si armiq, ndërsa policia dhe ushtria rrethuan godinën e tyre të punës.

Në zyrat e braktisura mbetën kompjuterë, dosje hetimore dhe kujtimet e një redaksie që për 25 vite i shërbeu publikut.

Avokatja Margarita Kola thotë se për qytetarët e thjeshtë policia respekton ligjin., ndërsa për Neës24, policia e shkeli atë.

Ky nuk është thjesht një shkelje procedure, por është një sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe drejtësisë.

Çdo dosje që po hetonte korrupsionin u mor, çdo kompjuter dhe dokument u zhduk. Ky është atentat ndaj gazetarisë, ndaj informacionit publik dhe drejtësisë.

Për më tepër kur ligji shkelet pikërishtë nga ata që duhet ta ruajn të parët, policia dhe ushtria dhe shteti heshtën.

Avokatja Kola tha se policia nuk duhet të bëhet palë me askënd por duhet të rrijë aty vetëm të sigurojë rendin që palët mos të bihen preh e ndonjë konflikti.

Sipas gazetarit Redi Saliani “jemi përballur me efektivët e Policisë Ushtarake që na kanë penguar pa na dhënë një urdhër të shkuar.

Ju kemi kërkuar efektivëve të Policisë Ushatrake të dim se pse nuk po na lejon të futemi, ketu është urdhëri na kanë thënë por nuk na e kanë dhënë këtë urdhër të shkuar”

Media është pushtet i katërt dhe si i tillë duhet të ketë autonomi dhe pavarësi totale, por në një vend si Shqipëria ku çdo hallkë është infektuar në korrupion, përlyerja, me dashje ose jo, është e pashmangshme.

Kësaj here, në një situatë pothuaj diktatoriale, shteti zhbëri funksionin e tij rregullator dhe mbrojtës dhe shkelmoi dyert dhe materialet e mbarë popullit të tij.

Policia e shtetit nisi të largonte me forcë gazetarët, të cilët ishin para godinës ku ata punonin.

Gazetarët i kërkuan autoriteteve policore ndalimin e dhunës dhe njëkohësisht urdhërin që kishin marrë policia për të mos lejuara gazetarët.

Gazetari Osman Safa tha se ajo që po ndodhte me gazetarët e News24  është një dhunë e pastër.

Ndërsa gazetari Isa Myzyraj gjatë konfrontimit me policinë, i kërkoi policisë e cili nisi dhunën ndaj gazetarëve se, “ku e ke urdhërin? Urdhërin e Ministris së Mbrojtjes?

Ju nuk duhet të zbatoni urdhëra të paligjshëm, zbatimi i urdhërit të paligjshëm është bashkëfajësi o zotri, unë kam respekt për ju se jeni polic por kur jeni betuar, jeni betuar për të mos zbatuar urdhëra të paligjshëm”

Më tej gazetari Artan Hoxha shprehet se “Ata janë thjesht punonjësit e radhës që po zbatojnë një vendim të padrejtë. Asnjëri nga ata nuk e ka as kurajon as integritetin profesional që të kundërshtojë një urdhër se ai ishte urdhër nuk ishte vendim.

Ishte një urdhër që vjen nga instanca më të larta të shtetit pra ata thjesht aty erdhën koshient për të zbatuar urdhërin që i ishte dhënë për ta marrë atë dhe për ta fikur sinjalin e Newsit dhe për ta marr atë redaki në kontroll dhe ky urdhër vazhdon të jetë në zbatim e sipër pavarësisht nje vendimi të qartë gjyqësor.”.

Avokatja Margarita Kola shprehet se “nuk e di si në këtë rast kaq shpejt pa ndonjë vendim gjykate vjen dhe ekzekutohet në këtë lloj mënyre domethënë jam vetëm me të drejtën e gazetarëve dhe të drejtën e ligjit, që cdo institucion shtetëror që nuk ka rëndësi se është polici a cfarë është, duhet të veprojë konform ligjit”, përfundoi ajo. .

“Policia ka qenë e ashpër në këtë moment me ne e padrejtë në formën si është sjellë dhe padiskutim ka qenë me sytë e mbyllur për të kuptuar se cila ishte ana e së vërtetës”- theksoi gazetarja Megi Latifi.

Sipas avokates Margarita Kola “patjetër që është një këmbanë alarmi sepse kur shkon dhe ja bën një media të tillë imagjinoni si mund të veprosh me një qytetar të pambrojtur i cili nuk e ka këtë lloj pushteti”.

Në Shqipëri duket se ngjarja pason ngjarjen, viktima, viktimën, fajtori fshihet pas fajtorit dhe media materializon informacionet e rëndësishme, të vërteta dhe që fshihen.

Sipas gazetares Megi Latifi “në fakt ne si gazetarë nuk përcjellim zërin tonë, ne përcjellim zërin e të tjerëve përmes zërit tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Por a mundet një media t’a kryejë funksionin e saj nëse ia kyçin derën, në mënyrë që të mos ekzistojë më?

Gjykata e Tiranës vendosi qartë që gazetarëve të News24 duhet t’u kthehen sendet personale, dhe përmbarimi shtetëror duhet të asistojë në rikthimin e tyre.

Sipas avokates Margarita Kola “në dukje, në një farë mënyre ishte dhe një lloj fati i madh në thonjza nëse do ta them që është gjykuar nga një eksperte, gjyqtare e cila ka gjykuar cështjen, pa përmendur emra, është një nga ekspertet e cështjeve që kanë të bëjnë me standardet që ka vendosur Strasburgu në lidhje me lirin 137 e medias”

Por në terren, ndodhi e kundërta. Përmbaruesit shtetërorë nuk zbatuan vendimin e gjykatës, por urdhrin e një kompanie private KAYO, nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtes.

Na thanë se nuk mund të hyjmë me celularë. Një absurditet total. Në vendimin e gjykatës nuk shkruhet asgjë e tillë.

Sipas Neni 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:

“Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij të ligjshme ose në rast mosmarrëveshjeje për t’u përcaktuar detyrimet e tij, ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

Sipas Sipas avokates Margarita Kola “Nuk ka qenëë fare e nevojshme të nderhyj as policia as ushtria në një godinë kur marrdhënia ka qenë ndërmjet një media dhe autoriteti tjetër i cili e ka dhënë godinën me qera”

Sipas gazetares Klodiana Lala “Këtu janë dy godina dhe të gjithë thonë se News 24 po qenëdron në godina të zaptuar nuk është e vërtet kjo. Ministria e ka sqaruar shumë qart dje njëra nga godinat ka kontrat deri në vitin 2033 dhe më thono përse në atë godinë nuk lejohen gazetarët?

Le të më thotë cildo ministër, cilido drejtor cilido funksionar përse unë dhe ju dhe gjithë kolegët që janë prapa nesh nuk lejohen që të shkojnë dhe të hyjnë në vëndin e tyre të punës. Më thoni përse nuk transmetojmë zjarret që po djegin Shqipërinë, përse nuk po transmetojmë ngjarjet, përse nuk po transmetojmë ato cfarë ne në fakt duhet të informojm publikun. Dëgjo mbyllja e një media në fakt nuk i bën dëm disa gazetarëve,  një grushti gazetrarësh, por ju bën dëm gjithë interesit publik”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Sipas avokates Margarita Kola vendimi i gjykatës ka qenë plotësisht i drejtë dhe i mbështetur në standardet e gjykatës së Strasburgut në lidhje me cështje të tilla.

“Policia sipas ligjit ka vetëm detyrë nuk ka detyrë të bëhet pal me asnjë as me kreditorin as me debitorin në një ekzekutim të vendimit të gjykatës.

Policia duhet të rri aty dhe është vetëm garantuse e mbarëvajtjes së procesit që do të thotë nëse palët krijojn ndonjë konflikt ndodh ndonjë situatë e tensionuar e të gjitha, por nuk kanë detyrë as të japin mendim dhe as dhe as të bëhen palë me asnjë nga palët sic thash as me debitorin as me kreditorin.

Pra as me atë që kërkon ekzekutimin e vendimit dhe as me atë tjetrin përkundrejt kryhet ekzekutimi i vendimit.

Natyrisht nëse është vepruar në mënyrë të tillë sepse unë nuk kam qenë aty prezent nëse ështe vepruar në mënyrë të tillë është totalisht në kundërshtim të ligjit por dhe pak më lart në kundërshtim të parimeve të së drejtës. Është plotësisht në kundërshtim të ligjit dhe parimeve të së drejtë”

Neni 283 të Kodit të Procedurës Penale – Detyrimi për marrjen e kallëzimit penal:

“Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të detyruara të marrin dhe regjistrojnë çdo kallëzim penal dhe ta përcjellin atë pa vonesë tek prokurori kompetent. Mosveprimi i policisë kur ka një kallëzim penal është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e saj.

Policia, pasi ndërpreu energjinë elektrike, për të shmangur xhirimet e kamerave të sigurisë, duke zggjëur ditën e shtunë, dhe kohën kur një pjesë e mirë stafit të gazetarëve ishin me pushime, hyri me forcë, nxori gazetërët dhe i vendosi kyçin portës dhe më pas thirri ushtrinë për të rrethuar godinën. Gazetarët u detyruan të kërkonin ndihmë në komisariatet e policisë, por thirrjet e tyre për ndihmë u injoruan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb