Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri me anë të një statusi në “Facebook” i drejtohet Ramës duke i thënë “vagabond plakaruq”.

Strazimiri shprehet se ka 5 orë që janë mbyllur votimet, ndërsa qeveria mezi çoi pjesëmarrjen në 12 përqind.

  • foto galeri

Ai ka publikuar një lajm të “Balkanweb”, ku kreu i një KZAZ-je e ka mbyllur QV-në, duke thënë se kishte 5 orë që rrinte kot.

Gent Strazimiri: Qeveria të largohet duke kërkuar ndjesë

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri në një intervistë dhënë për “News 24” shprehet se qeveria duhet të largohet duke kërkuar ndjesë.

Strazimiri tha se kauza e opozitës për një qeverisje që bashkëpunon me mafien dhe krimin doli të jetë e vërtetë.

“Opozita refuzoi zgjedhjet. Opozita ka denoncuar faktin se kjo qeveri nuk bën zgjedhje, por bën bashkëpunim me mafien, shet dhe blen vota dhe nxjerr rezultat që nuk është rezultat i popullit. Qeveria duhet të l;argohet duke kërkuar ndjesë. Kjo sepse opozita e tha se këtA vjedhur zgjedhjet”, tha Strazimiri.

Ai theksoi se nuk beson se ndërkombëtarët do të njohin zgjedhjet.

“Unë nuk besoj se ndërkombëtarët të njohin zgjedhjet. Nuk do të dioja ta bvesoja, nuk do dohja të bëja një skenar të tillë kaq të zi dhe kaq të paimagjinueshëm”, deklaroi ai.

Në lidhje me rolin e presidentit Meta, Strazimiri u shpreh se nuk e ka pasur mendjen në veprimet e tij, pasi ka qenë aktiv në punën e tij.

“Nuk e kam pasur mendjen te presidenti. Unë kam pasur punët e mia. Herën e fundit që zgjati diktatura, ishte 46 vjety e nuk besoj se do të zgjasë më.  Nuk ka asnjë dialog me këtë kryeministër. Të bashkëpunosëh me këtë kryeministër, i bie të bashkëpunosh me krimin”, tha ai.

Për votën e hedhur asot nga ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, Strazimiri tha se ata janë dy ish-krerë të shtetit që kanë mbajtur qëndrim politik të qartë pro PS.

“Unë besoj se Topi dhe Moiisiu kanë pasur sjellje pro PS. Kanë qenë të mbrojturit e mëdhen j të Partisë Socialiste. Të kesh në krah Topin dhe Moisun, të cilët kanë qenë presidentë në kohën që qeveria e Berishës ishte në pushtet do të thotë të dëlldisësh për reformë në drejtësi. Populli e dha mesazhin e fundit.  Dita e sotme tregoi se qytetarët mbështetën opozitën”, u shpreh Strazimiri.

 Gent Strazimiri nënvizoi opozita nuk ka përdorur dhunë në asnjë lloj rasti, por vetëm ka luftuar politikisht.

“Opozita ka pasur konflikt ligjshmërie dhe aspak ndonjë inat apo dhunë. U tha se nuk do të ketë zgjedhje dhe zgjedhje sot nuk pati”, përmbylli Strazimiri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb