Farat e susamit janë një ushqim i pasur me vitaminë E, të cilat luftojnë shfaqjen e rrudhave, shenjat e diellit dhe shenjat e tjera të plakjes, si dhe janë një pastrues efikas për mëlçinë. Acidi oleik dhe linoleik të farat e susamit, janë substanca të bollshme me acide yndyrore esenciale, të cilat kanë veti oksiduese të rëndësishme për të luftuar radikalet e lira të mbajnë nën vëzhgim tensionin e gjakut dhe kolesterolin e lartë, vonesat ose reduktimin e efekteve të shkaktuara në tru nga sëmundja e alzhaimerit.

Në sajë të pranisë së konsiderueshme të aminoacideve si metonina dhe triptofani, vaji i susamit është vendimtar për një shumëllojshmëri aktivitetesh organike, si në fazën e rritjes dhe në moshën e rritur. Niacini, thiamini dhe riboflavini, si dhe mineralet esenciale të tilla si kalciumi, seleni, magnezi, fosfori dhe hekuri, lejojnë që ai të veprojë si një mbështetës i sistemit imunitar dhe në plotësimin muskuloskeletal, si pjesë e një programi për parandalimin e osteoporozës.

Vaji i susamit ka një aromë të veçantë dhe delikate; ngjyra e tij ndryshon nga portokalli të thellë në të verdhë shumë të lehtë. Mjekësia e përdor atë për shekuj me radhë për të kryer terapi, masazhe në kokë me efekt antistres, por ajo është gjithashtu një antiinflamator natyral, ndihmon në luftimin e zbokthit; ndërsa për çrregullime të lëkurës si ekzema, djegiet dhe skuqjet, ajo ofron efekte antivirale të rëndësishme, antibakteriale dhe qetësuese.
Nëse e bashkojmë me përbërës të tjerë, sidomos me ato me origjinë barishtore, ai është në gjendje të plotësojë vetitë e tyre duke i përforcuar efektin: për këtë arsye, është gjithashtu një restaurues në gjendje të veprojë në veprimtarinë e trombociteve, shpretkës dhe muskujve të lodhur; efektiviteti i tij shumëfishohet kur aplikohet pas larjes ose dushit, sepse në këtë formë ai është në gjendje të çlirojë kontrakturat.

Të gatuajmë me vajin e susamit
Në Turqi, Liban dhe Izrael, vaji i susamit është në formën e një kremi, tahini, i cili bëhet duke i shtuar vajit edhe fara susami të thekura, lëng limoni dhe hudhër. Shërbehet me perime të gatuara dhe të papërpunuara, ose për garniturë; në Siçili, tahini është përdorur për realizimin e cubbaita, një ëmbëlsirë që bëhet me rastin e Krishtlindjeve, kërce me mjaltë, bajame dhe sheqer. Industria ushqimore e përdor atë për garniturë buke, biskote dhe të tjera ushqime për bankete, ndërsa nëse përzihet me një majë kripe deti ajo krijon gomasio: një salcë e shijshme dhe e shëndetshme.

Një “scrub” me vajin e susamit
Vaji i susamit është një përbërës i rëndësishëm në fushën e kozmetikës. Me vlerat e tij të shumëfishta ai konsiderohet sot një nga aleatët më të fuqishëm në estetikë. Ne do t’ju tregojmë si të bëni një “scrub” në kushtet e shtëpisë duke pasur si përbërës kryesor vajin e susamit.
Për realizimin e tij do t’ju duhet të keni: 1 lugë gjelle miell orizi ose misri dhe 2 lugë ose më shumë vaj susami.

Përgatitja
Në një enë përzieni miellin e orizit ose të misrit me vajin e susamit. Kur përzierja të jetë kompakte, e aplikoni direkt në fytyrë në lëkurë të lagur; e masazhoni lehtë dhe butë, për të rritur në këtë mënyrë veprimin e pastrimit.
E lini të çlodhet për pak minuta dhe pastaj shplajeni tërësisht me ujë të ngrohtë. Gjatë aplikimit në fytyrë shmangni zonën e syve. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: