Fëmija adoleshent i Ben Affleck dhe Jennifer Garner ka zbuluar publikisht emrin e ri, Fin, në funeralin e gjyshit të tij. Ndërkohë, të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë përshkruar këtë si “Fin del publikisht si trans”. Në fakt, gjithçka e tregon emri i ri i vajzës 15-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Serafina Rose Affleck.

Fin foli në përkujtimoren e gjyshit fundjavën e kaluar, në Charleston, duke u prezantuar nga foltorja si “Fin Affleck”.

Vajza 15-vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner zbulon publikisht

“Përshëndetje, emri im është Fin Affleck”,- thotë ajo, përpara se të vazhdonte të lexonte disa vargje nga Bibla.

Fin u prezantua me një prerje flokësh të shkurtër dhe dukej elegante e veshur me një kostum të zi. Megjithëse shumë media kanë raportuar se Fin Affleck “doli si trans” gjatë kësaj përkujtimoreje, Fin thjesht zbuloi emrin e ri dhe më pas vazhdoi menjëherë me detyrën emocionale.

Emri i Fin Affleck ka qenë i njohur për fansat e Ben Affleck që nga janari 2023, kur u fotografua duke përqafuar njerkën Jennifer Lopez, pasi ajo i la në shkollë në Brentwood, LA, me emrin e qëndisur në çantën e shpinës.

Megjithatë, në videon e leximit të Biblës nga Fin, në Twitter komentet janë të shumta për orientimin e ri seksual që vajza e Ben Affleck e ka pranuar edhe publikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: