TIRANE- Ndërsa nëna kërkonte kthimin e vajzës së zhdukur në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, një telefonatë e papritur e një gruaje nga Fieri, që pretendonte të ishte fqinjë me Linda Lamajn, fajësonte pikërisht nënën për rrugën që kishte ndjekur në jetë e bija.
Telefonuesja ka lëshuar lumë akuzash ndaj Linditës, duke e quajtur dhunuese dhe grua të keqe. “Ajo Lindita e di unë çfarë është, po më dhemb shpirti për vajzën e saj. Kjo është e dhunshme jo vetëm për vajzën e saj, nuk është grua e sjellshme, nuk është e mirë vajzën e ka torturuar, e ka rritur në gjendje të rëndë. Ajo vajzë ka të drejtë që ka ikur. Lerë nënën e saj se çfarë thotë, ajo në çdo furgon nuk ka njeri të mos zihet, merr policinë çdo 5 minuta, është nënë shumë e keqe”¬ tha telefonuesja.
Vetë Lindita deklaroi në studio se donte të dinte identitetin e zonjës që telefonoi pasi do mbante përgjegjësi për çdo fjalë të thënë.
Një telefonuese tjetër ishte edhe fqinja që i kishte qëndruar pranë Linditës, e cila kishte pasur kontakte edhe me Ermirën: “Më mori në telefon para 4 ditësh dhe më tha se ishte në Tiranë, punonte kamariere me dy turne. I thashë të kthehej në shtëpi e të fliste me nënën se ishte në merak, madje i kam bërë edhe oferta telefoni sa her딬 tha ajo.
Por ndryshe nga kjo, një qytetar që pa foton e Ermirës në Tv Neës 24 dhe BalkanËeb deklaroi se e kishte takuar para 4 ditësh në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi, kishte folur me të dhe i kishte rrëfyer historinë.
(ma.ar/BalkanWeb)
