Vajza e madhe e Beyonce dhe JAY-Z, 10-vjeçarja Blue Ivy mori pjesë në Wearable Art Gala 2022 në Los Angeles me prindërit e saj.

Gjatë ngjarjes, Blue Ivy u ngrit me krenari për të ofruar mbi 80,000 dollarë për një palë vathë diamanti Lorraine Schwartz, të cilat gjyshja e saj dhe drejtuesja e ngjarjes Tina Knowles mbante atë natë. Në prezantimin e vathëve luksoz u vu re gjithashtu se bizhuteritë i përkisnin më parë Beyonce-s.

Përfundimisht, oferta e Blue Ivy u tejkalua nga themeluesja e Mielle Organics, Monique Rodriguez dhe bashkëshorti Melvin, të cilët ofruan 105,000 dollarë për vathët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është hera e parë që Blue Ivy bën ofertë për artikuj në Wearable Art Gala.

Në vitin 2018, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe, ofroi 17,000 dollarë një pikturë akrilike të Sidney Poitier, sipas Vanity Fair. Megjithatë, Tyler Perry përfundimisht mundi ofertën dhe fitoi veprën e artit për 20,000 dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: