Vajza e këngëtares së njohur dhe mjaft të dashur për publikun shqiptar, Eli Farës, ka treguar së fundmi në rrjetet sociale se ka kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë.
Marina tregon përmes fotove se ka ndërhyrë në tërheqjen e vetullave përmes një teknikë të njohur si “tërheqja me fije”, duke i dhënë syrit një ngjashmëri me atë të dhelprës.
Kjo është moda e fundit që personazhet e njohur po praktikojnë për t’u dukur më të bukura.
Marina vitet e fundit, siç edhe fotot që vetë ajo poston e vërtetojnë, ka kryer disa ndërhyrje estetike në fytyrë për të përmirësuar tiparet.
