Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log” u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.
Lala tha se vajza 26 vjec ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.
“Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.
