FRANCE- Rekord shikueshmërie në televizionin francez France 2, që vendosi t’i besojë prezantimin e motit një vajzë 21-vjeçare me sindromën Down.

Sipas të dhënave, në ato momente të paktën 5 milion e gjysmë telespektatorë janë fiksuar përpara ekranit të tv për të ndjekur motin. Ndërsa ka fituar 20,7% të audiencës Mélanie Segard është bërë njëkohësisht edhe mbretëresha e webit, duke marrë mbi 3,3 mikionë klikime në rrjetet sociale.

Me iniciativën “Për një shoqëri më të hapur” France 2 solidarizohet me Mélanie dhe më sëmundjen e saj pak ditë para se të kujtohet edhe Dita Botërore e Sindromës Down, 21 marsi.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: