Nëna e vajzës së abuzuar nga i ati në Fier rrëfen tmerrin që ka përjetuar familja e saj. Ajo tregon në emisionin Me zemër të hapur në News 24 se lajmi i abuzimit i erdhi si një bombë dhe se vajza e saj kaloi në depresion të thellë.
Vajza nuk i tregoi të ëmës drejtpërdrejt, por rrëfeu gjithçka në komisariat. Nëna thotë se burri ka vepruar pas krahëve të saj, ndërsa familja ka kaluar vite në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri.
Nëna deklaroi se është çuar në 4 të mëngjesit dhe nuk e ka gjetur të bijën në banesë. Ajo tha se fillimisht mendoi se vajzën ia kanë rrëmbyer, por më tej mësoi se e mitura gjendej në komisariat, për denoncimin e abuzimit seksual.
Nëna e vajzës së abuzuar: Mua më erdhi si bombë. Vajza kaloi në depresion. Në komisariat më tregoi vajza çdo gjë. Vajza nuk më tregonte mua, acarohej me vëllezërit dhe motrat. Ishte shumë e mërzitur. Kemi qëndruar 5 vite në Gjermani dhe ka 20 muaj që jemi kthyer. Unë nuk dija gjë, burri ka vepruar pas krahëve të mi. Në 4 të mëngjesit nuk ishte në shtëpi vajza dhe kishte ikur, pashë dritaren hapur dhe mendova se e kishin rrëmbyer, por ka ikur nga shtëpia, pasi ishte mërzitur nga abuzimi.
