Valbona Selimllari ka qenë e ftuar sot në “Living Room”, ku ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo tregoi disa prej ndjesive të saj në adoleshencë, raportet e saj me fëmijët, por rrëfeu edhe për sekretet e saj të bukurisë.

“Adoleshenca është një periudhë shumë e vështirë të cilën nuk e kisha menduar, është një periudhë që kërkon durim. Unë mbaj mend veten time me mamanë në kohën kur unë bëja rebelen sepse doja të bëja atë që mua më pëlqente dhe nuk mendoja për asnjē moment çfarë meraqesh ose frikërash kishte ajo, mendoja që ajo po mē merrte lirinë dhe unë nuk e duroj dot këtë gjë. Kur fillova të rritesha i thash një ditë ” Ma shiko se kjo gjë është me rradhë sot po ta bëj unë ty nesër do të ma bëjnë mua fëmijët e mi”, dhe vërtetë paska qënë njē shkollë të rrisësh 3 fëmijë adoleshentë”,- tha ajo për fëmijët.

Duke iu referuar konceptit për konkurset e bukurisë që nga viti 1991, kur ajo u shpall mbretëresha e bukurisë shqiptare, Valbona kujton:

“Për fat tē keq ka paragjykim edhe këtu, ndoshta kjo vjen si pasojë e modeleve të krijuara, të cilat, për mua, nuk janë ato të duhurat. Po mund të them që paragjykohen, sepse e shohim të bukur dhe nuk i japin mundësinë që ta shohim përtej së bukurës”.

Pyetjes nëse i ka ndodhur ta shohë momentin kur u shpall më e bukura e trojeve shqiptare, Valbona tha se nuk i pëlqen vetja.

“Po! Por nuk më pëlqen fare vetja madje them me vete iiiiiiii përse dukesh ashtu. Por patjetër në kontekstin e kohës ishte diçka shumë e bukur. Unë gjithmonë e kam dashur televizionin, dhe mund të them që shumë dyer mu hapën edhe për shkak të kurorës që mora. Në atë kohë nuk dija as si ta trajtoja skenën sepse isha shumë e vogël ende 19 vjeç.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb