Paraditen e së shtunës, datë 20 Qershor, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku përveç deputetëve do të marrin pjesë edhe të gjithë minstrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigardave, ndërkohë që po të shtunën pasdite pritet të mbahet një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kërkesa e dhjetëra mijëra protestuesve është dorëheqja e Ramës.
Nuk janë bërë publike detaje nga agjenda e mbledhjes së zgjeruar të gruput parlamentar të PS-së. Por ky takim i rëndësishëm mbahet në një periudhë kur mazhoranca po përballet me një valë protestash masive.
Edhe në këtë mbledhje, pritet që kryeministri Rama të ripërsërisë sërish qendrimin e tij në raport me protestat qytetare. Në këtë mblejdhje pritet të mungojë deputetja Marjana Koçeku, e cila ka deklauar publikisht largimin ga grupi socialist
Mbledhja e fundit e zgjeruar e grupit është zhvilluar në fund të muajit prill.
