I ashtuquajturi Valentino Corleone ka shfaqur zemërgjerësinë e tij me një gjest prekës duke ndihmuar një grua të ve.
Gruaja, e cila prezantohet si e veja e dëshmorit Selim Berisha, në videon e publikuar në faqen e Valit në Facebook, tregon se ka kërkuar ndihmë nga të gjithë, por nuk ka gjetur përgjigje.
Ajo thotë se e ka djalin prej një viti e gjysmë të sëmurë me tumor dhe e ka pasur nëpër spitalet e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai ka nevojë të mjekohet në Turqi.
Dhe derisa të gjithë ia kanë mbyllur dyert, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Vali. Ndërsa ‘Kingu’ shprehet i gatshëm për t’ia dhuruar një gur diamanti ‘Colombian Emerald’ që e mbulon shumën e nevojshme për mjekimin e djalit.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/KingValiCorleoneofficial/videos/1238448072885488/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(m.k/BalkanWeb)