Valsi i pabesueshëm i ndryshimeve në pankinë mes Gjermanisë dhe Anglisë mund të shtrihet edhe në Francë, ku Paris Saint-Germain po përgatit një tjetër revolucion. Klubi kryeqytetas, pas eliminimit në 1/8 e Champions League, filloi menjëherë kërkimin e një trajneri të ri.
Christopher Galtier nuk bind dhe humbjet e shumta të pësuar gjatë sezonit mund ta dënojnë atë pavarësisht fitimit të kampionatit.
Çuditërisht, sikur një kthesë e çuditshme e fatit, ai qëe eliminoi nga Champions League mund të zërë vendin e tij.
Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, i cili shihet si një mundësi e mirë e PSG për pankinën. Kujtojmë që Bayern Munich largoi Nagelsmann pak ditë më parë, për të firmosur me Tuchel.
Ëndrra e Nasser Al-Khelaifi, raporton RMC Sport, është gjithmonë Zinedine Zidane, por profili i gjermanit, i ri dhe ambicioz, është shumë i pëlqyer nga pronarët nga Katar.
(BalkanWeb)
