Milan përcolli mes duartrokitjeve Stefano Piolin, mbyllën një kapitull 5-vjeçarë me një titull në Serie A. Në Milano, drejtuesit e klubit kishin nisur prej kohësh punën për të gjetur pasuesin e tij, më në fund të gjithë duket të bindur, nga Furlani tek Ibrahimovic, të gjithë kanë votuar pro Paulo Fonseca-s, për momentin është i vetmi kandidat.

Lille Osc Manager Paulo Fonseca About Ronaldos Recent V0 Aobu07tg 2rggdhzy 1mra5isccz5eai2lj6px0osck
Lille Osc Manager Paulo Fonseca About Ronaldos Recent V0 Aobu07tg 2rggdhzy 1mra5isccz5eai2lj6px0osck

Shumë pak dyshime ka edhe në lidhje me stolin e Juves, është e qartë që Thiago Motta do të zbarkojë në Torino për të firmosur me “Zonjën e Vjetër”. Më shumë se sa trajneri i ri, drejtuesit e klubit po projektojnë merkaton, ku tema e parë që duhet të zgjidhin është e ardhmja e Chiesa-s, me sulmuesin “azzurr” që pritet të largohet nga Torino pasi edhe Motta ka dhënë bekimin e tij.

Motta Allegri
Motta Allegri

Ka pak ose aspak dyshime edhe në lidhje me stolin e Napolit. Prej kohësh De Laurentiis po negocion me Antonio Conte-n, palët kanë një akord total, por po diskutohen vetëm disa detaje përfshi këtu edhe merkaton. Conte do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 6,5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Conte
Conte

Conte ka përpiluar edhe listën e dëshirave, ku mes tyre janë edhe dy emra shumë të njohur, Romelu Lukaku dhe Chiesa. Largimi i Osimhen do të sjell mbi 100 milionë euro në klub, por do të lë edhe një boshllëk të madh në sulm, në sytë e Conte-s pinjolli i tij, Lukaku, është opsioni ideal për ta marrë vendin e Osimhen. Së bashku me Kvara dhe Chiesa do të formonin një tredhëmbësh fantastik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb