Mes Roberto Mancini dhe drejtueseve të Federatës Italiane të Futbollit ka një ftohje të dukshme, madje sipas Repubblica-s bashkëpunimi ndërmjet tyre ka ardhur në fund. Mancini është shfaqur shumë i demotivuar pas ndeshjen kundër Maltës, ndërsa palët mund të shkojnë drejt një divorci menjëherë pas përfundimit të Final Four në Nations League, në mes të muajit qershor.

Mancini
Mancini

Përcaktues në këtë vendim të pritshëm është edhe interesimi i fortë i PSG për të afruar në skuadër pikërisht trajnerin azzurr në sezonin e ri. Mancini shihet në sytë e sheikëve si personi i duhur për të menaxhuar dhomat e zhveshjes në Paris.

Conte
Conte

Gjithnjë sipas Repubblica-s, pasuesi i tij në krye të përfaqësueses italiane pritet të jetë Antonio Conte. Ish trajneri i Tottenham nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për tu rikthyer sërish në krye të Italisë. Kanë kaluar 7 vite që nga koha kur Conte ishte për herë të fundit në drejtimin e Italisë, në këndvështrimin e tij, por dhe stafit të federatës, ky është momenti i duhur për tu ribashkuar.

Allegri Conferenza Stampa
Allegri Conferenza Stampa

Në dyshim të fortë për sezonin e ri janë dhe tre pankina të rëndësishme në Serie A, Juventus, Inter dhe Roma mund të ndryshojnë trajner, lëvizje këto që pritet të kenë efekt domino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: