Real Madrid ka shansin e artë për të ngushtuar diferencën prej katër pikësh me Barcelonën kryesuese, teksa këtë fundjavë luhet El Classico.  Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori i Los Blancos, Federico Valverde e ka konsideruar këtë ndeshje si më të rëndësishmen e sezonit.

“Këto humbje përqendrimi nuk mund të ndodhin përsëri. Na ka ndodhur më shumë se një herë – si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Duhet të përmirësohemi.  El Clasico është shansi ynë i fundit, ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, ka theksuar Valverde.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb