Ndërsa takimi informues i Pentagonit po zhvillohej më herët, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC Neës në të cilën tha se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin”.

“Ne jemi në luftë me ambiciet e saj bërthamore”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të besojnë se e kanë shkatërruar programin bërthamor të Iranit.

Vance gjithashtu kundërshtoi disa nga kritikat ndaj Trump, duke thënë se nuk është e vërtetë që operacioni ishte jashtë autoritetit të tij presidencial – siç e vuri në dyshim më parë udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries .

Zëvendëspresidenti shtoi se SHBA-të dhe aleatët e tyre tani do të punojnë për të çmontuar përgjithmonë programin bërthamor të Iranit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: