TIRANE

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule u shpreh se raporti i fundit i KE tregoi se në Shqipëri nuk respektohen minoritetet etnike duke u renditur tek vendet që ka standardet më të ulëta për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Dule tha se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.

“Në raportin e KE përligjen të gjitha shqetësimet dhe kritikat që PBDNJ ka bëre prezent në jetën politike. Së dyti raporti na lë shenjen e trishtueshme të realitetit se në vendin tonë nuk respektohen të drejtat e minoritetit. I drejtohem klasës politike se Shqipëria ka nevojë për dialog të sinqertë për të përmirësuar kuadrin ligjor për minoritetet. Të ngrihen  të gjithë instrumentet që do të mundësojnë këtë dialog. Duhet kultivuar ai vullnet politik që mbetet ineksistent për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Jemi ende një vend që respekton më pak të drejtat e minoritetit dhe duhet të përmirësohen standardet”- tha Dule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb