Italiania Vanity Fair u ka kushtuar një shkrim veshjeve të mbrëmjes së dytë gjysmëfinale të Eurovision. Me foton e Besa Kokëdhimës në krye të artikullit, Vanity Fair shkruan në hyrje: “Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër “aqua” gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe.”

Më tej, brenda në artikull, Vanity Fair shkruan:

“Yllit të estradës shqiptare i pëlqen të mahnisë dhe moda është një nga aset e tij në mëngë. Ndërkohë që shumë “kolege” ndjenë nevojën për të na njohur me look-un e tyre në Eurovizion, ajo ka veshur ditët e kaluara veshje të ndryshme, duke krijuar vërtet efektin surprizë. Në fakt, Besa ka veshur një fustan në ngjyrë jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë bujare, ajo që e karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët e saj. Stilisti që e krijoi, kosovari Valdrin Sahiti, është një stilist që e përkufizon veten si “ëndrra-bërës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb