Arbnor Muja, sulmuesi i Shqipërisë shprehu keqardhje për golin e anuluar, në fitoren 3-0 ndaj Çekisë.

Goli i anuluar? “I lumtur për fitoren se vuajtëm shumë, goli do të ishte qershia mbi tortë, por prapë jam i lumtur. Ka qenë një fantastik për mua duke luajtur edhe në Champion League, për kombëtaren falenderoj stafin dhe grupin se ndjehem si në shtëpi dhe prandaj përformoj mirë. Jemi një grup i vërtetë dhe kam liri të shprehem.

Kur u anulua goli shkova te arbitrit dhe pyeta edhe stolin nëse ishte offside, u ndjva pak i zhgënjyer por fituam 3-0 dhe pak rëndësi ka”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: