TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku si dhe kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili tha se i njëjti prokuror mbylli çështjen e Ramës për autopërgjimin si dhe atë për ‘shpërdorim detyre’ sipas tij ndaj Arta Markut. Vasili e cilësoi këtë fakt një ‘komedi e zezë’.

REAGIMI I VASILIT
Arta Marku i mbyll çështjen vetes me te njëjtin prokuror si Rames, CFARE TURPI..
Arta Marku i mbyll fët e fët çështjen vetes.
I njëjti prokuror qe mbylli çështjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nëpërmjet ekspertizës se audiopergjimit të Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtësi edhe çështjen e Arta Markut e akuzuar per shpërdorim detyre.
Kjo është drejtësia e “re” e neveritshme, qe do te thotë burg per te gjithe, me dhe pa te drejte dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe për kryeprokuroren, qe i sherben atij.
Këta i bëjnë qoka mbylljeje çështjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit.
Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten.
Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut,
CFARE KOMEDIE…..E ZEZE…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb