TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në këtë ditë feste të ndërrimit të viteve ka uruar shqiptarët, në veçanti ata që punojnë me turne.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili uroi mjekët, infermierët dhe të gjithë që punojnë natën e ndërrimit të viteve.
URIMI I VASILIT
Urim per ata qe vigjelojne mbi jeten.
Si mjek urimet e mia nga zemra per kete fund viti shkojne per mijëra kolege te mi te shkelqyer mjeke, infermiere, mami, laborante e sanitare, qe do te punojne edhe kur te tjeret festojne.
Me pergjegjesine e jetes ne duar, por edhe me meriten qe t’i gezohen lumturise pa fund qe te jep kur e mbron ate, mbeten te mrekullueshem ne modestine e tyre dhe te jashtezakonshem si profesioniste.
(ed.me/BalkanWeb)
