Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Duke publikuar shifrat e fundit, Vasili thekson se në Shqipëri nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast, ndërsa shton se duhet të ruhet gatishmëria dhe vigjilenca e plotë.

“Situata ne Kine lidhur me coronavirusin drejt permirsimit te qendrueshem duke pasur ne dy ditet e fundit minimumin e rasteve te reja.

Deti tani jane kuruar me sukses te plote. 36 872 raste te pacienteve me coronavirus neper bote nga rastet e mbyllura qe ishin gjithsej 39741.

Raste aktive aktualisht ne bote rreth 44166 nga te cilet forma te buta jane 36075. Gadishulli i Ballkanit me numer rastesh minimale. Shqiperia deri me tani asnje rast.

Te ruhet gadishmeria dhe vigjilenca e plote si. dhe serioziteti maksimal ne drejtim te masave parandaluese. Asnje arsye me baze shkencore per panik. Mbeshtetje e plote punonjsve te shendetit publik ne terren”, shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb