Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas prezencës së policisë pranë godinës së televizionit News24, duke e cilësuar atë si një “sulm kriminal” ndaj lirisë së medias.

“S’ka asnjë milimetër hapësirë për pavarësinë e medias nga një narkoqeveri në krizë, e cila kërkon me dhunë të mbyllë çdo gojë,” tha Vasili.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për një vijë të qëndrueshme presioni ndaj mediave, duke kujtuar shembjen e “Prestige Resort” dhe “shantazhin shumëvjeçar” ndaj të gjithë grupit mediatik News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

“Sërish fytyra gangstere e regjimit të Ramës shfaqet mbi News24, një media e kërcënuar edhe më parë,” shtoi deputeti.

Sipas tij, çdo heshtje, pajtim apo konformim me këtë veprim, “i jep fuqi një të keqe të pangopur e malinje, që nuk ka të ndalur.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb