VLORË
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë tre mandate deputeti në Vlorë.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Anxhela Shenaj me shokët e shoqet e saj do ta çojnë listën e Astirit dhe të Dibrës, të Gjiknurit dhe të Afrim Qendros para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Tre mandatet në Vlorë e çojne listën e Astirit dhe të Dibrës para drejtësisë!
Jam vërtet shumë i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajzë e shkëlqyer e Vlorës.
Me këmbënguljen e jashtëzakonshme dhe dashurinë e saj për Vlorën ajo është një shembull shprese për mijëra të rinj.
Fitorja e qartë dhe e padiskushme e tre mandateve të LSI në Vlorë është detyrim i shenjtë për Vlorën dhe këta të rinj.
Vlora ka vetëm një alternative për të votuar; listën e kristalte të Anxhelës me shokët e shoqet e saj sepse Lista e Astirit dhe Dibrës të Gjiknurit dhe Qendros ka vetëm një fund, ate para drejtësisë!
(BalkanWeb)
