Një vatër zjarri është shfaqur sot në zonën malore të Mamelit, në Kukës. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka përfshirë rreth 2 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa përhapja po përkeqësohet për shkak të erës së fortë.

Në terren ndodhen ekipet e shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile, shërbimit pyjor dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Megjithatë, terreni i thepisur malor po pengon ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, duke e bërë situatën më të vështirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb