Në Vatikan po zhvillohet ceremonia e Përurimit të Papa Leonit XIV. Mbi 200 mijë besimtarë po ndjekin ceremoninë në sheshin “Shën Pjetër”.
Tribuna do të mbushet me mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë nga e gjithë bota. Mesha ceremoniale zgjat rreth 2 orë në një qytet nën masa të rrepta sigurie. Roma angazhon mbi 6000 forca sigurie për ceremoninë, shoqëruar me zona të bllokuara dhe ndalimfluturimi dhe lundrimi në Tibër.
Të pranishëm do të jenë dhe krerët e komunitetit fetar, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Në ceremoninë e përurimit janë të pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky , Marco Rubio si dhe JD Vance, senatori amerikan, i cili ka shprehur mbështetje për proceset diplomatike dhe angazhimet ndërkombëtare që lidhen me këtë ngjarje të rëndësishme.
Gjermania përfaqësohet nga kancelari Friedrich Merz zëvendëskancelari Lars Klingbeil , presidentja e Bundestagut Julia Klöckner dhe drejtuesja e Këshillit Federal, Anke Rehlinger edhe kryeministra e landit Zar.
Papa Leo XIV është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut, dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit.
Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava. Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e besimit dhe bëri thirrje për unitet të Kishës nga kardinalët e tij.
Leo është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.
(BalkanWeb)
