Vatra zjarri janë shënuar në Qarkun e Shkodrës, në disa bashki të saj.

Kështu, vatër zjarri është regjistruar në Velipojë, por edhe në bashki të tjera të qarkut më të madh verior në vend.

Njoftimi:

Ne bashkine Shkoder

Situata në Velipojë

Kemi tre vatra zjarri

  1. Këneta e Domnit
  2. Maja e Zezë mbi Rrjoll
  3. Pulaj

Aktualisht po punojne punonjësit e AZM me te gjitha burimet njerezore organike.

Ndersa situata e vatres se zjarrit ne Malin Kolaj, Maja e Zeze, afer fshatit Rrjoll te NjA Velipoje ka 4 dite dite qe vazhdon megjithe nderhyrjen e punonjesve te AZM, por per shkak te terrenit teper te thyer malor dhe eres se forte ka qene e pa mundur izolimi i kesaj vatre zjarri per te cilen kerkohet bashkepunim me intensiv i strukturave te AZM, vullnetareve dhe komunitetit te NjA Velipoje te Bashkise Shkoder e cila nepermjet strukturave te MZSH  te qendroje ne gadishmeri per te nderhyre per te  parandaluar djegien e shtepive ne fshatin Rrjoll…..

Rreth ores 11 kemi patur nje vater zjarri ne Qerret Velipoje, ku jane derguar dy mjete me 6 efektiva, nderhyrja e tyre ka  larguar rrezikun nga banesat dhe kisha e fshatit , puna vazhdon

Ne Bashkine Vau Dejes eshte riaktivizuar perseri zjarri ne qytetin Vau Dejes afer Restorant Perla. Jane  ne vendngjarje 6 zjarrfikes dhe 1 mjet qe po vazhdojne operaciinin.

Ne bashkine Puke: Ne vendin e quajtur Qaf Qerreti , ne oren 6.00 te dites se sotme eshte aktivizuar nje vater zjarri,  e cila ka marre permasa te paperballueshme,  megjithe nderhyrjen e Mzsh Puke dhe sektorit pyjor Puke zjarri ka pershkruar siperfaqe te konsiderueshme pylli pishe,  nga bashkia kerkohet nga  KMEC mbeshtetje me nderhyrje nga ajri.

Deri tani, Siperfaqe e pershkruar pyll pishe rreth 20 ha,  mjete te Mzsh 3 efektive te mzsh 7, nga sektori pyjor  6 vullnetare 10 , po punojne per shuarjen e zjarrit.

KMC, nepermjet SECK, vazhdon ta monitoroje situaten dhe te koordinojme strukturat ne terren per te cilat ju kemi informuar ne menyre periodike..

Situata ne te cilen ndodhemi kerkon me teper angazhimin e titullareve te bashkive dhe drejtuesve te gjitha institucioneve anetare te KMC per te angazhuar te gjitha resurset njerzor/logjistik, vrojtues, vullnetare, pasi kjo situate nuk mund te perballohet vetem me strukturat e MZSH, dhe AZM. Kerkohet angazhimi i organeve ligjzbatuese per venien para pergjegjesise e zjarrvenesve te qellimshem dhe sensibilizimin e organeve te qeverisjes qendrore per mbeshtetjen me strukturat e ushtrise gjithmone nese nga bashkite jane shfrytezuar maksimalisht kapacitetet qe ato kane ne organikat e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb