Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 02:40 të mesnatës në Tiranë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti  ishte me epiqendër 13 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi.

(A.A BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb