Një adoleshent është vrarë në një sulm të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas shërbimeve palestineze të shpëtimit.

Sipas “Aljazeera” 15-vjeçari u qëllua në kokë pasi ushtarët kishin arrestuar një të dyshuar për veprimtari terroriste në një kamp refugjatësh në Nablus.

Ndër të tjera, palestinezët hodhën gurë nga ndërtesat drejt trupave.

Ushtarët panë një të dyshuar që përpiqej të hidhte një objekt të madh mbi një ushtar poshtë tij.

“Një nga ushtarët u përgjigj me zjarr të drejtpërdrejtë dhe një goditje u identifikua”, tha ushtria izraelite.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb