Forcat ajrore ukrainase thonë se kanë rrëzuar katër raketa ruse Kalibr të mërkurën.
Komanda Ajrore e Ukrainës Perëndimore tha në Telegram se rusët “vazhdojnë të sulmojnë civilët, të lëshojnë sulme me raketa në infrastrukturën kritike”.
Rusët shënjestruan “objektet në rajonin perëndimor nga Deti i Zi me raketa “Kalibr”.
“Katër raketa lundrimi u shkatërruan”, shtoi ai.
