Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilat janë rivarrosur në këtë varrezë ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë.

Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias. Në këtë ceremoni kanë qenë prezent përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës Dimitris Saharidis sekretares së çështjeve politike në Ambasaden greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefektit të Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admiralit Dhimitrios Milas që është nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke.

Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera qofshin, këto dhe murale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb