Zjarri në zonën e Grazhdanit në Bashkinë Finiq ka hyrë në ditën e tretë, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe autoritetet lokale.

Shërbimet zjarrfikëse, së bashku me banorët, po punojnë intensivisht në terren për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri mbetet aktiv dhe ende nuk ka mbërritur asnjë helikopter për të asistuar në shuarje. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Autoritetet janë në gatishmëri dhe vazhdojnë monitorimin e zonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: