Emisioni “Në Shënjestër” në “News24” , ka trajtuar mbrëmjen e sotme helmimit të katër turistëve rusë në ‘Gloria Palace’, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit 2021 në Qerret në Kavajë.

Nëpërmjet dokumentit që disponohet ekskluzivisht nga emisioni ‘Në shënjestër’, rezulton që shtetasi rus Sergey Vasiljeviç Burenkov, në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Për të folur për këtë ngjarje të ftuar në studio ishin gazetari Sokol Bregu dhe Arben Hajdarmataj, drejtues i Lartë i Policisë.

Gjatë bisedës, gazetari Bregu u shpreh se autoritetet nuk kanë kapacitete për të çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës së kësaj ngjarje.

Nga ana tjetër Hajdarmataj tha se zakonisht ngjarjet e bujshme, vrasjet në Shqipëri nëse nuk marrin zgjidhje brenda 6 muajsh atëherë ndodh që të anashkalohen dhe të harrohen

Pjesë nga biseda:

Sokol Bregu: Dyshimi i parë ka qenë ia i një tentative vrasjeje. Nëse kjo do të jetë e vërtetë të gjitha dyshimet do të bien mbi një vrasje të mundshme nga agjencitë ruse. Ne nuk kemi një lloj kapaciteti për të vepruar, këtë e kam thënë. Asnjë laborator në Shqipëri nuk është i aftë për ta gjetur se çfarë kanë përdorur ata. Çfarë bëjnë rusët dhe ku shkon teknologjia? Besoj të gjithë nuk kanë laborator për të kapur se çfarë shpikin rusët. Dua të them se kjo e ndryshon mendimin e të gjithëve, Nëse vërtetohet që ky ka këtë pozicion të lartë ndryshon të gjitha dyshimet. Besoj që informacioni ka ardhur nga dikush nga jashtë. Në këto momente rusët janë në luftë

Dyshimi se S. Burenkov është komandant i Forcave OMON? A kemi ne mundësinë të bashkëpunojmë për t’i shkuar deri në fund kësaj?

Hajdarmataj: Hetimi në të gjitha rastet e drejton Prokurori. Ne si polici nuk kemi oficer kontakti në Rusi dhe sa e vërtetë është kjo shkresë dhe nëse është e vërtetë. Përshtypje më ka bërë se si është shprehur mjekësia ligjore dhe ajo nuk mund të shprehet me dyshim sepse në momentin që thotë dyshoj proceduralisht nuk është në rregull. Sa i përket kapaciteteve laboratorike për të bërë ekzaminimin e lëndës jam i mendimit që ne nuk kemi kapacitete , por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i çojmë analizat në një shtet tjetër.

Përse po stepet prokuroria e Kavajës dhe policia për t’i çuar për ekspertizë në shtete të huaja?

Bregu: Tani a ka buxhet Prokuroria e Kavajës për këtë? Jo nuk ka kapacitete!.

Hadarmataj: Ekspertiza ligjore nuk mund të shprehet me dyshime.

Besoni se mund të zbardhet kjo histori?

Bregu: Jo , s’ka kapacitete.

Hajdarmataj: Nuk ndaj të njëjtin mendim. Kanë vdekur katër presona, asnjë prokuror nuk mendoj se do të shprehej se nuk ecën hetimet. Ndonëse jam i mendimet se nëse zotëria ka qenë ish-kolonel futet edhe pjesë të tjera të vrasjes.

Përse mendoni se autoritetet janë kaq pasive?

Hajdarmataj: Në dijeninë time kanë ardhur edhe hetues të Rusisë dhe u futën një pjesë e strukturave të mbrojtjes se do të hetonin. Por këto çështje të bujshme në Shqipëri janë shuar, Momente kur vrasje të tilla që nuk zgjidhen brenda 6 muajve fillojnë dhe bien sepse puna e përditshme që kapin autoritetet i bën ta anashkalojnë . Mund të kemi me qindra dosje të vjetra që flenë në kasaforta të policisë dhe prokurorisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb