Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Treguar ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën një 17-vjeçari pasi u raportua se kavoja e ashensorit të lokalit ku punonte i këput dhe e zuri poshtë.

Sipas ISHMT-së pajisja e përshtatur për transport mallrash, ndërsa thotë se në këtë mënyrë nuk janë kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti.

REAGIMI:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.
Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: