Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që dyshohet të ketë humbur jetën gjatë një operacioni policor.

Ajo e ka quajtur këtë ngjarje shumë të rëndë dhe tronditëse. Osmani ka kërkuar që rasti të hetohet menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Ajo theksoi se transparenca e plotë dhe përgjegjësia institucionale janë të domosdoshme. Presidentja ka kërkuar drejtësi të pakompromis për këtë rast.

Ajo ka thënë se secili zyrtar që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Sipas saj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Reagimi i saj vjen pas shqetësimeve në rritje të qytetarëve dhe kërkesave për llogaridhënie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb