BULQIZË

Policia e Bulqizës reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje, ku është gjetur në një kanal bizbesmeni i kromit, Murat Duriçi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se biznesmeni është përplasur nga një makinë tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, siç raporton policia, shoferi ka braktisur mjetin pas aksidentit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Bulqizë / informacion paraprak

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb