Gazetarja Brikena Metaj ka raportuar për News24 nga Gjirokastra për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dropull, ku një çift të moshuarish Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë gjendur pa shenja jete.

Gazetarja tha se deri tani janë shoqëruar në polici 10 persona. Ajo shtoi se pistat ku po hetohet është ajo e vrasjes nga persona të tretë ose ajo se çifti mund të kenë vdekur nga dhuna e ushtruar ndaj njëri-tjetrit.

“Dropulli është një zonë, ku ka tepër grabitje me dhunë. Dy janë pistat ku po hetohet, ajo se të moshuarit mund të kenë vrarë njëri-tjetrin ose janë vrarë nga grabitës. Të moshuarit jetonin me pensionin që merrnin nga Greqia. Ata ishin kthyer nga Greqia përpara 5 ditësh. Nuk ka shenja dhune dhe as shenja të vjedhjes apo grabitjes në banesë.

Policia e Gjirokastrës deri tani ka shoqëruar 10 persona, që janë banorë që kanë pasur kontakt me çiftin, ku janë pyetur nëse dinë diçka më shumë. Çifti tregohet se bënte jetë të qetë. Banorët e fshatit thonë se krimi mund të jetë bërë nga person i tretë”, deklaroi gazetarja Metaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: