LUSHNJE- Kur kanë kaluar 5 ditë nga aksidenti i frikshëm në aksin Lushnje-Berat që i mori jetën gazetares së emisionit “Stop” Erinolda Isufaj, prokuroria e Lushnjes zbardh të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Sipas organit të akuzës janë tre shkaqet që çuan në aksidentin fatal, kur një masiv mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra sipër makinës me të cilën udhëtonte gazetarja e ndjerë bashkë me prindërit dhe bashkëshortin.

Sipas Prokurorisë, drejtuesi i trajlerit ka tejkaluar shpejtësinë nga 40 km/orë që duhet të udhëtonte në në 60 kilometra në orë. Po ashtu ka bërë një parakalim të gabuar dhe pikërisht kjo manovër ka shkaktuar animin e peshës së ngarkesës. Arsyeja kryesore, pse u shkëputën blloqet e mermerit mbetet fakti që nuk kanë qënë të lidhura në karrocerinë e kamionit.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditën e 11 nëntorit në aksin Berat-Lushnje kur një gur i madh mermeri ra nga kamioni dhe goditi makinën “Peugeot” ku udhëtonte 24 vjeçarja me prindërit dhe bashkëshortin. Goditja ishte fatale për të renë, Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
makina 54

makina654

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb