E dashura e Liam Payne Kate Cassidy, është emocionuar teksa reflektonte për momentet e tij të fundit në intervistën e saj të parë që nga vdekja e tij.
Këngëtari i One Direction vdiq në moshën 31 vjeçare pasi u rrëzua nga një ballkon në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor 2024.
Më shumë se tre muaj më vonë, e dashura e tij ka kujtuar ditët e tyre të fundit së bashku.
Influencja 25-vjeçare kishte qenë duke pushuar me Payne para vdekjes së tij, dhe u shfaq në video të ndryshme nga postimet e tij të fundit në Snapchat.
Gjatë bisedës së saj me gazetën britanike, ajo zbuloi se do të donte të kishte qëndruar në vend që të kthehej në shtëpinë e tyre në Florida.
“ Kjo nuk ishte hera e parë që ne udhëtonim veçmas dhe padyshim që kurrë, nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte.”tha Cassidy për vendimin e saj.
Ajo e përshkroi vdekjen e Payne “një aksident tragjik”, duke theksuar se nuk mendonte se ai do të vdiste i ri.
Pas intervistes, Cassidy postoi në Instagram duke thënë se dëshironte të ndante një pasqyrë të marrëdhënies me dashurinë e jetës së saj pasi mori mijëra mesazhe nga fansat e tij.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(462x379:464x381):format(webp)/Kate-Cassidy-Instagram-020525-7b8c62b691d146c98c5f6c6b38b4100d.jpg)
(BalkanWeb)
