Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në facebook ka bërë me dije se ka vizituar së bashku me anëtarë të PL ditën e sotme ambasadën britanike në Tiranë për t’i shprehur nga afër ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II ambasadorit z. Alastair King-Smith.

“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: